Samiti i Britanisë për Ukrainën, reagojnë liderët evropian

Samiti i Britanisë për Ukrainën, reagojnë liderët evropian

Pas Samitit të Britanisë për Ukrainën, të shumtë kanë qenë liderët evropian që kanë reaguar.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka postuar në X duke thënë se “Evropa është zgjuar”, krahas një fotografie të liderëve në samitin më herët sot, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Ndërkaq, Tusk thotë se të pranishmit “flisnin me një zë për ndihmën ndaj Ukrainës, nevojën për bashkëpunim të ngushtë transatlantik dhe forcimin e kufirit lindor”.

Gjithatshtu edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar teksa ka thënë “e vetmja gjë që absolutisht nuk mund ta përballojmë është një paqe [në Ukrainë] që nuk zgjat”.

Ajo më tej ka shtuar se “ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vlerësojmë atë që po propozohet, veçanërisht në përgjigje të kësaj pyetjeje kyçe: a mund të cenohet kjo paqe? Sepse, për fat të keq, ne e kemi parë këtë të ndodhë në të kaluarën”.

Në anën tjetër, kancelari gjerman në largim Olaf Scholz, ka reaguar në X, duke përmendur se të qenit “aleatë transatlantikë” në NATO mbetet “çelësi për sigurinë” në SHBA, Kanada dhe Evropë.

Ai është shprehur se aleanca është forcuar vitet e fundit “me anëtarë të rinj dhe shpenzime të mbrojtjes” dhe kjo është “rruga që do të vazhdojmë të ndjekim edhe në të ardhmen”.

Ndërsa, kryeministri holandez, Dick Schoof, gjithashtu në X, përsërit se Evropa “duhet të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë për kontinentin tonë” dhe shton se “marrëdhëniet e mira transatlantike janë gjithashtu të domosdoshme”. /Gazeta Enigma

Related Articles