Një person në Gjakovë ka përfunduar në pranga, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Policia ka bërë të ditur se babait i është ofruar tretman mjekësor, derisa djali është dërguar në mbajtje, përcjell Gazeta Enigma.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht babin e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë. /Gazeta Enigma