Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kërkon analizë të plotë pas helmimit të qytetarëve në Deçan.
Ai përmes një postimi në Facebook ka kërkuar hetimin e rastit.
“Shpreh shqetësimin e thellë për numrin e madh të qytetarëve të disa fshatrave të komunës së Deçanit lidhur me dyshimet për infektimin me ujin e pijes. Shëndeti publik i qytetarëve nuk guxon të rrezikohet, aq më pak, të kalojë pa analizë të plotë të shkaqeve dhe pasojave. Të gjithë të prekurve ju uroj shërim të plotë”, tha ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Koosvës nëpërmjet një konference për media ditën e sotme ka dhënë detaje për rastin.
Drejtori Naser Ramadani deklaroi se në bashkëpunim me ministrinë nga mostrat e marra kanë nxjerrë rezultatet e dyta laboratorike, të cilat nuk konstatojnë se uji që vinte nga ujësjellësi rajonal i Deçanit nuk është i kontaminuar.