Koalicion me Limajn?- Flet Kurti

Koalicion me Limajn?- Flet Kurti

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur për formimin e qeverisë së re dhe mundësitë për koalicion të mundshëm me partinë NISMA që ka lider Fatmir Limajn, duke thënë se, partia që udhëheq ai do të pres certifikimin e rezultateve e pastaj do të shohin ‘‘për rrugën përpara’’.

Megjithatë, Kurti ka deklaruar se ai dhe partia që ai drejton nuk kanë qëndrime të tjera për kundërshtarët e tyre, nga ato që kanë pasur me herët.

I njëjti ka thënë se LVV ka dalë fituese në zgjedhje, dhe se ai që fiton ‘‘duhet dhe do ta formojë qeverinë’’.

‘‘Së pari ne presim certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibrdie kundër qeverisë sonë, dhe kundër LVV, por ne kemi dalë fitimtar dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë’’, ka thënë ai.

Related Articles