Të hënën rreth orës 18:25, ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market në rrugën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj.
Aty nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, dy persona dyshohet se kanë arritur t’i marrin 1 mijë euro.
Sot, policia ka njoftuar se ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit.
Bëhet fjalë për I.D., 35 vjeç dhe M.Q., 27 vjeç, transmeton Gazeta Enigma.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se me urdhër të gjykatësit, është kryer bastisja e banesës të tyre, ku janë siguruar prova që lidhen me rastin.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore. Policia e Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar veprimet kriminale”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma