Graçanicë: Një djalë rrah babanë dhe vëllanë e tij, policia jep detaje

Graçanicë: Një djalë rrah babanë dhe vëllanë e tij, policia jep detaje

Një djalë në Graçanicë raportohet ta ketë rrahur babanë dhe vëllanë e tij.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas këtyre të fundit, i dyshuri është larguar në drejtim të panjohur.

“Dy viktima dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga djali, përkatësisht vëllai i tyre mashkull kosovar. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles