Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), ka njoftuar se me votat e shumicës së mediave kanë zgjedhur kryetaren e re, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas këtij njoftimi Brikenda Rexhepi ka mandat njëvjeçarë për këtë pozitë.
“Bazuar në statutin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe me votat e shumicës së mediave anëtare, znj. Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Kohës, është zgjedhur kryetare e KMShK-së. Mandati i znj. Rexhepi është njëvjeçar”, thuhet në njoftimine tyre. /Gazeta Enigma/