Vota e diasporës shqiptare – Mbyllet regjistrimi, gati 233 mijë aplikime të pranuara

Vota e diasporës shqiptare – Mbyllet regjistrimi, gati 233 mijë aplikime të pranuara

Diaspora shqiptare u regjistrua.

294.155 shtetas shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë shprehur interesin për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shifër kjo qe ka kaluar pritshmëritë jo vetëm të komisionit qendror të zgjedhjeve, por edhe të partive politike.

Mbi 233 mijë shtetasve u është miratuar kërkesa, ndërsa mbi 42 mijë të tjerëve u është refuzuar për shkak të gabimeve në aplikim, të cilat në pjesën më të madhe kanë ardhur për shkak të vendosjes gabim të adresave dhe kartave të identitetit.

Tirana është qarku që mban numrin më të lartë të kërkesave me mbi 74 mijë aplikime, çka do të thotë se vota e diasporës do të ketë peshën më të madhe në kryeqytet, i cili në këto zgjedhje do të prodhojë 34 mandate. Në vend të dytë renditet qarku i Fierit me mbi 49 mijë kërkesa, e ndjekur nga Elbasani me 39 mijë. Ndërsa qarqet më pak të votuara Kukësi, Gjirokastra dhe Dibra.

Sa i përket hartës së shteteve, kryeson Italia e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania. Grupmosha më e interesuar është ajo 36-46 dhe 26-45.

Ndërsa aktualisht po shqyrtohen kërkesat e marra deri mesnatën e 4 marsit, do duhet që në datën 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë listën paraprake të zgjedhësve me emër, mbiemër, qarkun ku shkon vota dhe shtetin nga do të vijë zarfi. Ata emigrantë që do të kenë pasaktësi në regjistër, do të kenë dy ditë kohë për ankimim. Kujtojmë se do të mund të votojnë edhe ata shtetas të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identifikimit.

Gjithashtu posta me fletën e votimit do të paguhet nga shteti si në vajtje ashtu edhe në ardhje. /abcnews

Related Articles