KEDS: Në një trafo në Drenas është vjedhur 66% e rrymës vetëm në janar

KEDS: Në një trafo në Drenas është vjedhur 66% e rrymës vetëm në janar

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) përmes një video materiali njoftoi se një trafo në Korroticë të Epërme në Komunën e Drenasit u vodh 66% e rrymës vetëm në janar të këtij viti, derisa gjatë vitit 270 mijë kWh.

KEDS thekson se do bëjë kontrolle të vazhdueshme në këtë zonë në mënyrë që të eliminohen humbjet.

“Kjo trafo ndodhet në fshatin Korroticë e Epërme, në komunën e Drenasit. Aty u vodh 66% e rrymës vetëm në janar të këtij viti. Ndërsa, gjatë vitit të fundit u vodhën 270,451 kWh! KEDS do të bëjë kontrolle të vazhdueshme në këtë zonë, në mënyrë që humbjet të eliminohen dhe vjedhja e rrymës të mos jetë praktikë që dëmton secilin konsumator aty dhe përreth tyre”- njofton KEDS.

Tutje, KEDS potencon se vjedhja e rrymës, përveçse vepër penale, para së gjithash është edhe rrezik për sigurinë e të gjithëve.

“KEDS po bën kontrolle të vazhdueshme, ditën e natën, dhe po ndërmerr masa të rrepta për të ndalur keqpërdorimin e energjisë elektrike gjithandej në Kosovë”- thekson KEDS.

Related Articles