Florian Dushi do të jetë nënkryetari i ri i Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka njoftuar kryetari Përparim Rama. “Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës”, shkroi Rama.
Rama shkroi se “kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku përfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”.
Deri më tani Dushi ka qenë drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.
Dushi ishte kandidat për deputet porse nuk ka arritur të zgjedhet.