Hamza uron 8 Marsin: T’iu japim jehonë zërit të grave

Hamza uron 8 Marsin: T’iu japim jehonë zërit të grave

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e Gruas.

Ai thotë se respektin që e marrin sot, duhet ta marrin çdo ditë.

Postimi i tij në Facebook:

Sot është një ditë tjetër e rëndësishme. Është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas – ditë kur nënat, motrat, gratë dhe vajzat nderohen në tërë botën. Siç i respektojmë sot, ne çdo ditë duhet edhe t’i mbështesim ato dhe t’i shembim barrierat që kufizojnë suksesin e tyre.

Duke i dhënë jehonë zërit të tyre dhe duke u krijuar mundësi, pa kufizime dhe pa diskriminime, gratë dhe vajzat në Kosovë duhet t’i realizojnë potencialet dhe ëndrrat e tyre. Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Related Articles