Trajneri i xhudos Driton Kuka ka njoftuar për një tjetër sukses të Kosovës në Xhudo.
Kësaj radhe tek grupmoshat e reja.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dy vajza fituan medalje të bronzta në Antalia të Turqisë.
“Blerina Gashi kategoria 44 kg vajza nga Mitrovica dje fitoj medaljen e bronztë duke treguar edhe një herë se në klubin e saj” Trepça” po punohet seriozisht!”
“Sot Enise Zijade 57 kilogramë poashtu fitoj medaljen e bronztë duke fituar 5 lufta e pësuar një humbje!”
“Vjen nga shkolla e xhudos “ Ippon” në Pejë,ajo për medalje mposhti garuesen ruse dhe tregoi potencialin e saj premtues!”, ka thënë Kuka. /Gazeta Enigma