Të hënën një person është dërguar pa shenja jete në Emërgjencën e Gjilanit.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe ekipi mjekësor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar rastin derisa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.
Ky rast u inicua si “hetim i vdekjes”.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin policor. /Gazeta Enigma
Vdes një person në Gjilan, policia nis hetimet
