Policia jep detaje për rrahjen masive në kryeqytet

Policia jep detaje për rrahjen masive në kryeqytet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka ndodhur një rrahje në kryeqytet, raporton Gazeta Enigma.

Si pasojë e kësaj rrahje dy persona kanë pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje te rrethi i Flamurit në Prishtinë.  Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes dy persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti për “Enigmën”.

Policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të cilët ishin të përfshirë në rast.

Related Articles