Aksident trafiku mes tri veturave në Pejë, lëndohen pesë persona

Aksident trafiku mes tri veturave në Pejë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur këtë të mertë në Pejë, më saktë në fshatin Vitomirice, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se nga aksidenti u lënduan pesë persona, por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka deklaruar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles