Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dal me një njoftim për vrasjen dhe plagosjet në Viti.
Prokuroria ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari E.R dhe se ndaj tij është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë dhe se i është sekustruar një revole dhe armë gjuetie.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari E.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.