Profesori universitar Milazim Krasniqi ka lavdëruar sjelljen e Hashim Thaçit në raport me Gjykatën Speciale, duke ngritur një paralele mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta Enigma.
Ai sjellë në kujtesë se Thaçi e pati lënë pozitën e presidentit për t`u përballur me drejtësinë në vitin 2020.
Tutje Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk po bashkëpunon me drejtësinë.
“Hashim Thaçi e la pozitën e presidentit të shtetit dhe iu përgjigj drejtësisë, ku ende po përballet si i akuzuar. Albin Kurti po refuzon t’i përgjigjet drejtësisë vetëm si dëshmitar (X)”, ka shkruar Krasniqi. / Gazeta Enigma.