Një fëmijë dhe një grua e moshuar janë sulmuar sot nga qentë endacakë në Prishtinë, në dy raste të ndara.
Fëmija u sulmua në Parkun e Dardanisë.
“Aq shumë ka bërtit fëmija, jam e shokume. Kanë intervenuar punëtorët e parkut, me siguri është dërguar në Emergjencë. E kanë sulmuar shumë”, tha një dëshmitare.
Ndërkohë, një grua e moshuar po ashtu u sulmua sot në orët e mëngjesit.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha se gruaja e shtyrë në moshë pati kafshime nga qeni.
Sulmet nga qentë endacakë nuk janë të rralla në Prishtinë, ndërkohë që një zgjidhje për këtë dukuri ende nuk po shihet në horizont. /Gazeta Enigma