Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Gjatë këtij takimi, sipas një njoftimi të LDK-së, Abdixhiku dhe Angili diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe qëndrimet e partisë lidhur me këtë temë.
Sipas njoftimit, Abdixhiku kërkoi që roli i Turqisë në sigurinë e Kosovës të thellohet dhe më tutje dhe se bashkëpunimi ndërshtetëror të vazhdojë në nivelet më të larta të sigurisë.
“Në takim u diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe për thellimin e raporteve mes dy vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës ndër vite”.