Një veturë godet protestuesit anti-Vuçiq në Beograd

Një veturë godet protestuesit anti-Vuçiq në Beograd

Sot në Beograd pritet të mbahet një protestë e madhe kundër pushtetit, konkretisht presidentit Aleksandër Vuçiqit.

E kjo, duket se ka nxitur bashkëpunëtorët e tij që në çdo formë të pengojnë këtë protestë.

Në disa pamje të publikuara në internet, shihet se si një veturë e godet një grua në Beograd.

Kujtojmë se sot dhjetëra traktorë janë parkuar përpara parkut “Pioneri” në Beograd, pavarësisht se nuk kanë leje për ta bërë këtë.

Shumica e traktorëve janë pa targa ose me targa të fshehura, duke ngritur dyshime mbi qëllimin e pranisë së tyre. Sipas medias serbe “Nova”, ekzistojnë disa skenarë të mundshëm nga ana e qeverisë për përdorimin e tyre.

Një nga skenarët e përfolur është se traktorët mund të përdoren për të ushtruar presion dhe për të krijuar frikë mbi një përshkallëzim të protestës, me synimin për të zvogëluar numrin e pjesëmarrësve në tubimin e së shtunës.

Ndërkohë, qindra traktorë të tjerë janë parë të vendosur në pjesë të ndryshme të Beogradit jo vetëm një ditë para protestës, por prej disa ditësh.

Një teori e mundshme është se ata janë pozicionuar për të bllokuar hyrjet kryesore të qytetit më 15 mars, duke penguar kështu pjesëmarrësit të arrijnë në protestë.

Related Articles