Grabitja e armatosur në Prishtinë, i plagosuri në gjendje të rëndë – QKUK jep detaje

Grabitja e armatosur në Prishtinë, i plagosuri në gjendje të rëndë – QKUK jep detaje

Personi që u plagos sot në një Qendër Tregtare në Prishtinë, raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bazuar kjo në detajet që ka dhënë drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ai tha se viktima është duke u trajtuar dhe janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme që të dërgohet në sallën e operimit.

“Është sjellë një i plagosur me armë zjarri në Qendrën Emergjente, është duke u trajruar te ne, jonë duke u kry ekzaminimet e nevojshme dhe pritët të intervenohët në sallën e operimit në Qendren Emergjente nga ekipët e anestezionit dhe Kirurgjisë, gjendje shumë e rëndë e pacientit”, ka thënë Syla. /Gazeta Enigma

Related Articles