Haradinaj pas takimit me Sorensenin: Biseduam për rëndësinë e partneritetit BE-ShBA

Haradinaj pas takimit me Sorensenin: Biseduam për rëndësinë e partneritetit BE-ShBA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, raporton Gazeta “Enigma”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se për çfarë ka diskutuar në takim Sorensen.

“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sorensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të BE-së dhe po ashtu theksova rëndësinë e partneritetit BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Enigma/

May be an image of 7 people, newsroom and text

Related Articles