Instituti Ndërkombëtar i Shtypit i është bashkuar AGK-së dhe Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës në dënimin e komenteve të papranueshme të anëtarit të KQZ-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, raporton Gazeta “Enigma”.
Kujtojmë se Kurteshi i ka quajtur gazetarët “qen të mediave” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë.”
“Ne e mirëpresim hapjen e një hetimi policor dhe i bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij në pushtet që ta dënojnë publikisht dhe të distancohen nga kjo retorikë e rrezikshme e Kurteshit. Partia e tij duhet t’i kërkojë Kurteshit që të kërkojë falje publike për komentet dhe të përmbahet nga bërja e komenteve të ngjashme dhe të rrezikshme në të ardhmen”, është deklaruar në faqen zyrtare të IPI në Facebook. /Gazeta Enigma/