Sorensen viziton veriun e vendit, ka një mesazh nga atje

Sorensen viziton veriun e vendit, ka një mesazh nga atje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, këtë të martë qëndroi në veri të vendit, ku ka vizituar pikat kufitare.

Nga atje, Sorensen ka thënë se duhet rifilluar puna pa vonesa.

Ai theksoi se ndër pikat kyç të integrimit në Bashkimin Evropian është lejimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.  

“Është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit. Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Bëhet fjalë për lejimin e njerëzve dhe mallrave të lëvizin lirshëm – një gur themeli i integrimit në BE. Falë KFOR-it për mbështetjen e logjistikës”, ka shkruar ai në platformën “X”. /Gazeta Enigma

Related Articles