Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për varrimin e babait të Hashim Thaçit, Haxhi Thaçit për t’i dhënë lamtumirët e fundit.
Qytetarët nga të gjitha qytetet po marrin pjesë në varrimin e Haxhi Thaçit.
Pjesë e këtij varrimi nuk do të jetë djali i tij, ish-presidenti Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.
Avokati i këtij të fundit ka bërë të ditur se kërkesa për pjesëmarrje në varrim është bërë qysh dje para orës 14:00, por s’është miratuar.
Ndërsa, sot paradite nga Dhomat e Specializuara në Hagë thanë se s’kanë pranuar një kërkesë publike për këtë.