E nisi në rrjetin social “Facebook” e vazhdoi në stadium dhe e përfundoi në tribuna.
Kjo është historia e trajnerit Ismet Munishi me gjyqtarin Visar Kastrati, të cilin e kishte rënduar jo pak me fjalë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Pikërisht për këto veprime të Munishit, Komisioni i Garave e dërgoi në disiplinë trajnerin e njohur kosovar, i cili në ndeshjen ndaj Dritës e përfundoi me karton të kuq.
“Në momentin e caktimit të gjyqtarit kryesor në këtë ndeshje, kryetrajneri i KF “Dukagjini” , Ismet Munishi ka filluar fushatë publike ,denigruese dhe kërcënuese në drejtim të tij në rrjetet sociale, ku me pasë është shpërndarë në të gjitha mediat. I njëjti posa kanë arritur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, gjatë inspektimit të fushës, para fillimit të ndeshjes fillon menjëherë me kërcënimet dhe sharjet në drejtimin të gjyqtarit kryesor. Në minutën e 42-të, pas shënimit të golit të mysafirëve vërsulet në drejtim të pankinës mysafire për t’u kacafytur me ta, shanë dhe ofedon në mënyrë të pakontrolluar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, i njëjti nuk dëshiron të largohet nga fusha por me insistimin e stafit të KF “Dukagjini” dhe delegatit të ndeshjes e largojnë për në tribuna. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Dukagjini-Drita”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Munishi është i njohur për përballjet e tij me gjyqtarët, mirëpo këtë herë duket se ka kaluar në një nivel tjetër. /Gazeta Enigma
Munishi përfundon në disiplinë për shkak të konfrontimit online dhe verbal me gjyqtarin Kastrati
