Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” pas një përleshjeje që ndodhi më 17 mars 2025 në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”.
Viktimat, një 33-vjeçar dhe një 27-vjeçare, morën lëndime dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Veriore.
Të arrestuarit janë M.P (20), L.K (22), A.S (23), dhe B.D (29). Pas intervistimit, ata janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për sigurinë dhe luftimin e dhunës.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Mitrovicë Veri , 18 Mars 2025
Me datë 18.03.2025 policia ka arrestuar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
M.P – 20 vjeçar, L.K – 22 vjeçar, A.S – 23 vjeçar dhe B.D – 29 vjeçar.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilët kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 17.03.2025 në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, të lënduar kanë mbetur viktimat M.P 33-vjeqar dhe 27-vjeqare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve, gjithashtu i inkurajon qytetarët që të raportojnë rastet e ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.