Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën se Rusia nuk është e gatshme të përfundojë luftën në Ukrainë dhe “nuk është e gatshme për një armëpushim.”
“Ata (rusët) nuk janë të gatshëm për një armëpushim, ata përsëri theksuan atë për të cilën i kemi paralajmëruar kolegët tanë amerikanë, që nuk janë të gatshëm të përfundojnë këtë luftë, dhe ne e shohim këtë,” tha Zelensky gjatë një konference për shtyp, disa orë pasi Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë të gjatë me homologun e tij rus.
“Ata nuk janë të gatshëm as për hapin e parë drejt armëpushimit,” shtoi ai.
Presidenti rus Vladimir Putin ra dakord të ndalojë përkohësisht sulmet ndaj objekteve energjetike dhe infrastrukturës në Ukrainë, thanë si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe Kremlini, ndërsa Moska nuk pranoi të nënshkruante një armëpushim më të gjerë për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar, shkruan CNN.