Publikohen pamje nga momenti kur Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Publikohen pamje nga momenti kur Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ardhur sot në Kosovë për të vizituar varrin e babait të tij, të cilit iu dha lamtumira e fundit të martën, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas qëndrimit për dy orë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, ku është parë me familjarët e tij të ngushtë, Thaçi është larguar nën shoqërimin e EULEX-it.

Kosova Today ka publikuar pamje nga momenti kur Thaçi është larguar nga shtëpia e tij, dhe ishte nën përcjelljen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, dhe njësiteve të EULEX-it.

Lidhur me këtë vizitë, Gjykata Speciale ka konfirmuar se Thaçit i është dhënë leje për të kaluar kohë me familjarët e tij të ngushtë pas nderimeve që bëri në varreza.

Kujtojmë se Thaçi ka qenë sot edhe tek varri i babait të tij. /Gazeta Enigma/

Related Articles