Gaza: Mbi 50 mijë të vrarë që prej fillimit të luftës

Gaza: Mbi 50 mijë të vrarë që prej fillimit të luftës

Më shumë se 50,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.

Kështu ka njoftuar të dielën ministria e Shëndetësisë e territorit të Hamasit.

Gjithsej 113,274 të tjerë janë lënduar po në të njëjtën periudhë, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Në të kaluarën, shifrat nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës përdoreshin gjerësisht në kohë konflikti dhe shiheshin si të besueshme nga OKB-ja dhe institucionet ndërkombëtare. Por Izraeli ka hedhur poshtë vazhdimisht të dhënat e publikuara nga autoritetet e Gazës.

Shifrat e publikuara nga ministria e shëndetësisë për numrin e të vrarëve nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.

Izraeli ka rikthyer sulmet të martën, 16 ditë pas përfundimit të afatit të fazës së parë të armëpushimit me Hamasin, që ka hyrë në fuqi më 19 janar.

Izraeli kishte paralajmëruar se do t’o rikthehej luftës, nëse Hamasi nuk do të pajtohej me zgjatjen e fazës së parë në mënyrë që të vazhdonte lirimi i pengjeve izraelite që po mbahen në Gaza që nga 7 tetori.

Besohet se Hamasi mban edhe edhe 59 pengje, gjysma prej të cilëve mund të jenë të vdekur. /Gazeta Enigma

Related Articles