Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dy raste janë raportuar për dhunë në familje, raporton Gazeta “Enigma”.
Në Prishtinë një femër ka raportuar në Polici se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj saj.
Rasti tjetër i dhunës në familje u raportua në Polici po ashtu nga një femër e cila dyshohet se u keqtrajtua psiqikisht dhe kërcënua nga i dyshuari. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjakovës. Pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Prishtinë 25.03.2025-18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhune psikike dhe fizike ndaj ankueses femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.
“Gjakovë 25.03.2025-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht duke e kërcënuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Enigma/