Njëri nga familjarët e personit të vrarë mbrëmë në Prishtinë: Rruga jote ishte shtëpi, punë e xhami

Njëri nga familjarët e personit të vrarë mbrëmë në Prishtinë: Rruga jote ishte shtëpi, punë e xhami

Një person është vrarë dhe një tjetëështë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë mbrëmjen e së martës.

Personi që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë është Naser Gashi, 62 vjeç.

Derisa, lidhur me vrasjen e tij kanë reaguar familjarë të ndjerit.

“Euu tezak shpirti dritë të baftë. Rruga jote ishte shtëpi, punë e xhami. Kur vrasësit vrasin edhe mysafirët në restorant”, ka shkruar Afrim Veseli në Facebook.

Njoftimi i policisë për rastin:

Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Related Articles