Një delegacioni i Federatës Sindikale të Shëndetësisë kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, për t’u njoftuar për së afërmi me situatën e krijuar në Deçan.
FSSHK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën materiale si dhe kadrovike, që të mundësohet shërbimi shëndetësor për të gjithë pacientët në nevojë e në veçanti pas shpalljes së gjendjes emergjente.
“FSSHK ju bën apel institucioneve shtetërore që të intervenojnë në krijimin e kushteve para se të shpallet gjendja emergjente jo pasi që të shpallen ato. Të gjithë së bashku në mbështetje të pacientëve si dhe të punësuarve në QKMF-Deçan. FSSHK kërkon nga të gjitha instancat shtetërore që sa më shpejt të zbardhet arsyeja e helmimit të qytetarëve në Deçan” është thënë në njoftimin e FSSHK-së.