Gjykata Speciale ia konfiskon telefonin ish-drejtorit të AKI-së

Gjykata Speciale ia konfiskon telefonin ish-drejtorit të AKI-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ia ka konfiskuar telefonin ish-drejtorit të AKI-së, Driton Gashit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes dhe arsyeja që i është dhënë Gashit, sipas urdhrit të nënshkruar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, sipas nenit 15 (2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi, mësohet se në këtë rast është përfaqësuar nga avokati Artan Qerkini.

Related Articles