Gëzim Mekuli, është kandidat brenda Lëvizjes Vetëvendosje, i cili i ka hyrë garës për postin e Kryetarit të Pejës.
Këtë e ka bërë të ditur vet Mekuli, në një reagim të tij përmes facebook, ndërsa ndan detaje rreth rrugëtimit dhe veprimtarisë së tij të deritashme.
”Unë, Gëzim Mekuli, jam njëri nga kandidatët brenda Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, që do të garojnë për kryetar të qytetit të Pejës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të vitit 2021.
Biografia:
Kam lindur në Pejë (1966). Skollën fillore dhe të mesme e mbarova në qytetin tim të Pejës.
Në Gjermani kam studiuar gjuhën gjermane dhe shkencat politike, ndërsa në Norvegji (Oslo) studiova shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit. Kam magjistruar në shkencat e Retorikës vizuele në Universitetin e Bergenit në Norvegji.
Sot jam mësimdhënës në Norvegji, dhe njëkohësisht, jam bashkëpunëtor i jashtëm i Ministrisë së arsimit në Norvegji.
Jam një ndër kritikët e parë të mediave në Kosovë si dhe themelues i agjencionit të lajmeve MekuliPress.com.
Jam një ndër mbështetesit, rrugëtuesit dhe themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje brenda dhe jashtë vendit që në fillesat e saj. .
Kam shkruar dhe kam debatuar për çështjen e Kosovës edhe në shtypin norvegjez.
Jam autor i librit kritik “Mediat dhe Politika”. Në vitin 2010 kam qenë kandidat për deputet për Parlamentin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!
Të dashur,
Jetoj, punoj dhe veproj në Oslo të Norvegjisë dhe jam i gatshëm të kthehem në qytetin tim të lindjes dhe të kandidoj në zgjdhjet lokale të tetorit si kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës.
Përpos gjuhës shqipe flas gjuhën angleze, gjermane, norvegjeze dhe kroate.
Jam i martuar dhe kam një djalë.
Të nderuar,
Unë pres mbështetjen nga bashkëpartiakët dhe nga qytetarët e mi të dashur e të respektuar të Pejës dhe të rrethinës”./Gazeta Enigma/