Policia e Kosovës aktualisht po heton një rast të sulmit seksual në Gjilan.
Një person është arrestuar të martën pasi dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua, e pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”. “Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë