Trajneri i FC Drita, Ardian Nuhiu, së bashku me kapitenin Ardian Limani, para stërvitjes së sotme kanë dalë në një konferencë me medie në Podgoricë, me c’rast kanë konfirmuar se skuadra gjilanase është e gatshme për këtë përballje, por që nuk do të jetë e lehtë, pasi sic u tha, FC Deçiç edhe në ndeshjen e parë e konfirmoi që ka cilësi dhe dëshirë shumë të madhe për fitore!
Nuhiu iu përgjigj kurreshtjes së gazetarit sa është i rëndësishëm rezultati nga takimi i parë, duke potencuar faktin se Drita hynë në përballje me avantazhin 2:1.
“Për dallim nga ndeshja e parë, tani më e njohim kundërshtarin. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe rezultati nga ndeshja e parë nuk do të thot asgjë për ne. Ekipi i Deçiçit ka individë shumë cilësor, por ne do mundohemi që ta bëjmë më të mirën e mundshme dhe të arrijmë qëllimin tonë”, tha Nuhiu.
Ndërsa në interesimin e gazetarit nëse Drita ka filluar të mendoj për ndeshjen kundër gjigantit Holandez, Feyenord,kësaj pyetje i është përgjigjur kapiteni i saj Ardian Limani.
“Jo aspak, në mendjen tonë kemi vetëm ekipin e Deçiç, duhet të bëjmë ç’mos që ta kalojmë këtë ekip sepse ka shumë kualitet dhe është shumë cilësore. Ne fokusohemi nga ndeshja në ndeshje dhe nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, por besoj që jemi të përgaditur mjaft mirë dhe shpresojmë që të kalojmë tutje”, ka thënë ai.