Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në Kosovë.
Ai ka arritur në qytetin e Gjilanit ku pritet të nderohet me titullin “Qytetar Nderi”.
Begaj është pritur nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.
Këtë çmim, i pari i Shqipërisë pritet ta pranojë me fillim të orës 14:00 në objektin e Komunës së Gjilanit.