Deputetja e VV-së: Numrat i kemi, votat i shihni të martën

Deputetja e VV-së: Numrat i kemi, votat i shihni të martën

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Selimi, pas kryerjes së regjistrimit ka folur edhe për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.

Selimi në një prononcim për Klan Kosova foli edhe rreth numrave, një temë që po përflitet aq shumë ditëve të fundit.

“Procesi shkoi shumë mirë, votat i shihni të martën”, ka thënë Selimi.

Më 15 prill, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancë konstituive ku pritet të zgjedhjet edhe kryetari i Kuvendit.

E sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu iku dhe nuk iu përgjigj mediave rreth formimit të qeverisë.

Ai po ashtu nuk u përgjigj as dje sa i përket refuzimit nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Kurti nuk ka treguar as nëse do t’i ftojë në konsultime edhe partitë tjera.

Related Articles