Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Prishtina do ta vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Kosovës tashmë kanë mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballen në raundin e dytë në Ligën e Konferencës. Kampioni i Uellsit, Connah’s Quay Nomads është skuadra e cila pas eliminimit nga Alashkert FC, do të ndeshet me kryeqytetasit.
Skuadra uellsiane u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pasi u mposht sot me rezultat minimal 1-0. Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Connah’s Quay Nomads do të zhvillohet më 20 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.