Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raportimin e policisë.