Deputetja e VV-së, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku ka thënë se është e pavend kritika se qeveria ka reaguar vonë për situtatën e helmimeve në komunën e Deçanit.
Ajo ka thënë se reagimi brenda 72 orëve s’mund të quhet i vonshëm.
“Nëse janë reagimet brenda 24, 48 ose 72 orëve të vonshme për ju, unë nuk e di se çka është e shpejt. Përderisa Instituti Regjional i Pejës është informuar të dielën në mesditë, në kohën kur njerëzit e Institutit ish dashtë me qenë në pushim në shtëpi”, ka thënë ajo në Kanal10.
Deputetja Kollçaku ka thënë se qeveria u ka dalë në ndihmë banorëve dhe se kjo çështje s’duhet të politizohet.
“Ne duhet sa më pak me tentu me i politizu me teori konspirative, por të shiqojmë çka vërtetë është bë. Për 4 ditë nëse ulesh me laps edhe shkruan se çfarë është bërë del bajagi se është bërë. Sot e ki ndihmën për ujësjellës direkte 150 mijë euro nga qeveria, e ke mbështetjen e ministrit me çdogjë që ka pasë nevojë për komunën e Deçanit”, u shpreh ajo.