Pas përplasjes së fortë mes Jozit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, nuk ka munguar reagimi i artistëve dhe personazheve publikë, raporton Gazeta “Enigma”.
Artistë si Dafina Zeqiri, Leonora Jakupi, Dea Mishel, Blero, Drenusha Latifi, Teuta Selimi, Fifi, Adelina Islamjli, Labinot Rexha, dhe shumë të tjerë kanë shpërthyer në rrjete sociale, duke shprehur revoltinë dhe zhgënjimin ndaj kësaj sjelljeje që e konsiderojnë të papranueshme.
Ata kanë bërë thirrje për ndëshkimin e autorit dhe për ndalimin e përfshirjes së personave të tillë në formate televizive.
Dafina Zeqiri, në një postim të ndjerë në InstaStory, shkruan: “Ke ecur përpara e ke teguat veten si je, e të gjithë janë dashuruar në këto ngjyra të vërteta. Sot askush s’e ka me rëndësi sa para ke, sa bukur je, a sa famë ke, nëse s’je i vërtetë, i sinqertë, i pastër, dikush tjetër ka për të shkëlqyer më shumë. E ti ke shkëlqyer aq shumë sa s’kanë mundur të durojnë, s’kanë mundur të kontrollojnë inatin, e prapë ti je aty, qëndron i fortë”.
Adelina Ismajli përmes një postimi në Instastory, ka shprehur publikisht mbështetjen për Gjestin, duke i dërguar një mesazh të qartë dhe të fortë: “E njoh mirë dhunën, përsekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia. Gjesti, ti je fituesi i zemrave tona”.
Leonora Jakupi reagoi ashpër, duke u shprehur e shokuar: “Jam shokuar dhe tronditur. Burg për dhunuesin. As emrin s’dua t’ia përmend. Gjest, jemi me ty!”
Blero, i revoltuar, shkruan: “Arrestojeni këtë të pafytyrë. Ajo shpulle ishte ndaj vetes tënde dhe karrierës tënde. Këtë nuk e bën një gjak shqiptari. Nëse keni dyshuar se Gjesti nuk e fiton, kjo shuplakë e një të pafytyri, ja që ia fitoi”.
Ledri Vula, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë Prime-it të mbrëmshëm në BBVA, ku Jozefin Marku goditi fizikisht Gjestin.
Ledri ka publikuar një foto të Gjestit, ku ai shfaqet me syrin e ënjtur, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetës për kolegun e tij në këtë rrugëtim të vështirë. Krahas fotos, Vula ka vendosur një emoji kurorë, duke lënë të kuptohet se për të, Gjesti tashmë e ka fituar këtë edicion.
Dea Mishel, përmes një reagimi të gjatë, shprehet: “Kur je injorant dhe i prapambetur nuk ke fuqi mendore të mbash një shaka. Dhe kur e di që s’ke kapacitet mendor të fitosh, përfundon në dhunë. Je shembull i njerëzve injorantë që vriten për një fjalë goje. E para, ofendimi racist, e dyta, dhunë fizike. Kujdes kë bëni personazh publik e kujt i jepni vëmendje. Dhunues të tillë nuk duhet mbështetur në asnjë mënyrë.”
Drenusha Latifi gjithashtu shprehu zhgënjimin e saj: “E tmerrshme për Zotin çka pashë në televizion dhe çfarë po shohim çdo ditë. Nuk është çudi, sepse kohëve të fundit dhuna po promovohet me të madhe në televizionet tona. Turp. Me Gjesti-n.”
Ata kërkojnë që rastet e tilla të dënohen dhe që televizioni të marrë përgjegjësi për përzgjedhjen e personazheve që promovon.