Abdixhiku: Do të “qëndrojmë” në opozitë, kemi zgjedhje të reja në mars

Abdixhiku: Do të “qëndrojmë” në opozitë, kemi zgjedhje të reja në mars

Preferencë qëndrimin në opozitë – “i vetëdijshëm” se zgjedhjet e reja do të jenë në mars të vitit tjetër kur të vjen çështja e zgjedhjes së Presidenti të Kosovës.

Këto ishin qëndrimet që dolën nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, një ditë para seancës themeluese të Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku i quajti “premature” të gjitha të thënat dhe pritshmëritë e partive ish-opozitare për qeveri të përbashkuar – duke thënë se “mund të zgjohemi nesër, dhe të votohet qeveria nga i pari” dhe se gjithçka pastaj “të duket qesharake” nga ç’kanë pretenduar Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Njëherë le të dështojë i pari”, tha Abdixhiu në “Debat Plus”, ku e përsëriti disa herë se Lidhja Demokratike e Kosovës “ia njeh të drejtën e të parit” dhe se “pa kaluar kjo etapë, s’mund të flasim”.

“Sulmet ndja LDK-së; se LDK-ja po bllokon, s’po don. E kur po don, pse po don? I kam parë. I konsideroj si agjendë. LDK-në e sulmojnë më lehtë…ajo çka dua të them është e padrejtë. Veç një opsion është. A e bën e pari apo s’e bën i pari?”, tha Abdixhiku.

Pyetur në studio rreth qëndrimit të ngulmuar të “preferoj në opozitë” se mbi çfarë rrethanash do të vendoste “të mos qëndronte në opozitë” – Abdixhiku tha se në mars të vitit të tjetër “jam i vetëdijshëm” se ka zgjedhje të reja, përkatësisht për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

“Kërkojmë stabilitetit qeverisës, dhe stabiliteti është edhe numër edhe kohë, unë po kërkoj zgjedhje në mars, pretendon që do të ketë zgjedhje të presidentit në mars, na jemi të vetëdijshëm se në mars shkojnë në zgjedhje. Në mars duhet të shkohet në zgjedhje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku u shqetësua “të mos ofendojë” votuesit e Vetëvendosjes “42 përqindëshin” në atë që tha se do ishte rasti po të provonte “të marrë rol që s’më takon”.

“Por, tani në qoftë se nga ky pozicion unë thërras deputet minoritar, i parandaloj ata të shkojnë me partinë në pushtet, pretendoj të marrë rol që s’më takon. Në rrethana të tilla votuesi shumicë, ai 42%shi ndihet i ofenduar, dhe sikur herën e kaluar, konsideron se po i vjedhet e drejta demokratike. Unë një gjë të tillë s’dua të bëjë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku për partitë ish-opozitare

Tha se krejt çka është folur këto dy muaj ka qenë “premature”, përkatësisht e parakohshme – dhe se duhet pritur që të shterrohen mundësitë e Vetëvendosjes si parti që i takon kushtetuetshmërisht të nis përpjekjet për qeveri.

“Unë dhe LDK ia njohim të drejtën e të parit, dhe raundin e dytë nuk e përjashtojmë që ne të marrim mundësinë për të krijuar shumicë. Preferenca ime është të qëndrojmë në opozitë. Mund të duket luks…”, tha ai.

“Nuk e përashtoj mundësinë që pas dështimit të VV-së të ulemi, por kjo është premature. Unë dhe LDK ia njohim të drejtën e të parit, dhe raundin e dytë nuk e përjashtojmë që ne të marrim mundësinë për të krijuar shumicë”, tha ai.

“Preferon LDK-ja të qëndron në opozitë…por në rast të dështimit të të parit, e kemi përgjegjësinë kushtetuetese…sepse pastaj s’ka barriera…a dëshirojmë të marrim këtë përgjegjësi? Në qoftë se vendimi i LDK-së është se po, aëtherë ne duhet të ulemi me partitë tjera…”, tha mes tjerash Abdixhiku.

Related Articles