Deputeti Artan Behrami nga PDK tha se Kosova nuk ka shumë kohë të pritur pasi i duhen institucione të reja dhe stabile.
Derisa nënvizoi që pozicioni i Partisë Demokratike të Kosovës mbetet i pandryshuar, jo koalicion me VV dhe të gatshëm për të marrë barrën për të formuar qeverinë e re, në rast se Albin Kurti si mandatar i parë dështon.
“Unë jam një deputet i ri, për herë të parë jam deputetë i Kosovës. Dhe besoj që me këtë përvojë do të shkojë edhe në seancën e nesërme” tha ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova.
“Ju e dini që PDK edhe në fushatë edhe gjatë fushatës ka qenë e qartë me kërkesat e saj. Mirëpo është vështirë të parashikohet se çfarë mundet me ndodhë meqë me të dy partitë edhe ajo në pushtet edhe në opozitë ka pasë biseda, takime, telefonata, përpjekje. Mbetet të shihet nesër se çfarë po ndodh”, tha Behrami.