Hapat pas dështimit të seancës konstituive, Presidenca nuk ka pranuar ende ndonjë letër nga Kuvendi

Hapat pas dështimit të seancës konstituive, Presidenca nuk ka pranuar ende ndonjë letër nga Kuvendi

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi  nuk kaloi raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari  tha se do t’i drejtohen me një letër presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje. Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se ende nuk kanë pranuar ndonjë letër nga Kuvendi sa i përket kësaj çështje.

“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, ka thënë këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja kanë votuar  sot kundër raportit për verifikimin e mandateve. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e kanë votuar raportin, pasi e vlerësojnë se ai është kundërkushtetues.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Vetëvendosje s’ka respektuar rregullin bazik të Kushtetutës.

Related Articles