I dërguari për Misione të Veçanta i presidentit të SHBA-së, Richard Grenell, para disa dite ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai kishte deklaruar se kjo gjykatë është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliardat.
Në një përgjigje për Gazetën “Enigma” zëdhënësja Angela Griep, deklaroi se kjo gjykatë është e pavarur dhe e paanshme
Ajo theksoi se janë plotësisht të përqendruar në zbatimin e plotë të mandatit që kanë Dhomat e Specializuara.
“Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të saj për të garantuar gjykime të drejta, të paanshme dhe të sigurta, pavarësisht nga çdo zhvillim apo koment politik”, tha Griep për Gazetën Enigma.