Sot ka nisur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për rastin e sulmit në Banjskë.
Gjatë kësaj seance, atyre iu paraqit edhe një video nga Rashka të datës 13 tetor 2021, ku dyshohet se nisi planifikimi i sulmit.
Asnjë nga të akuzuarit nuk e ngrisin kokën që ta shikojnë.
Në sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023, u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Në këtë rast, 45 persona janë të akuzuar, përfshirë edhe kryeterroristi, Millan Radoiçiq.