Time Kadriaj, nga radhët e AAK-së ka folur për media pas ndërprerjes së dytë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Kadrijaj para mediave deklaroi se nuk ka arsye të akuzohet opozita për bojkotim.
“Ne kemi pritur që seanca të vazhdojë. Ashtu edhe kemi pritur që seanca të vazhdojë në pikën që ka ngelur, që ka qenë votimi i raportit, sepse aty në fakt ka ngelur seanca konstituive e para 48 orëve dhe ne kemi pritur që seanca të vazhdojë dhe krejt rastësisht ai konstatoi se sa deputetë janë të pranishëm dhe nëse ke dashur që ta mbyllësh seancën çka ka rëndësi se sa deputet janë të pranishëm”, deklaroi ajo. Ajo theksoi se kjo formë e mbylljes është antikushtetuese.