Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot dekoroi me titullin “Nderi i Republikës”, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës.
Lidhur më këtë kanë reaguar Ambasada e Francës dhe ajo e Britanisë së Madhe.
Përmes postimeve në platformat e tyre përkatëse, Ambasadat shprehën respekt për të mbijetuarit e dhunës seksuale.
“Ambasada e Francës shpreh respektin e saj për znj. Vasfije Krasniqi & znj. Shyhrete Tahiri, si dhe z. Ramadan Nishori për dëshmitë e tyre të guximshme mbi dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës. Ju përshëndesim me respekt, dinjitet dhe solidaritet”, shkroi Ambasada e Francës.
Ndërkaq, nga Ambasada britanike shkruan ishin të privilegjuar që morën pjesë në ceremoni.
“Ishte një privilegj i vërtetë t’i bashkohesha Presidentes Osmani pasditen e sotme, teksa ajo i dha “Nderi i Republikës” Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit – tre heronjve të vërtetë kosovarë”, shkroi Ambasada britanike.
Tre të mbijetuarit e dhunës seksuale që u dekoruan me titullin “Nderi i Republikës”, u shprehën falenderes për këtë dekorim nga presidentja Osmani.